Djathi italian Mozzarella Bufalo i dyshuar për toksina, AUV nis izolimin dhe asgjësimin

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka izoluar 15 kilogramë djath Mozzarella Bufalo, i dyshuar për praninë e aflatoksinës M1, për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve në Kosovë. Sipas njoftimit të AUV-së, izolimi është realizuar në prani të zyrtarëve të agjencisë dhe të palës përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi, transmeton lajmi.net. Djathi…

Lajme

09/01/2026 10:46

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka izoluar 15 kilogramë djath Mozzarella Bufalo, i dyshuar për praninë e aflatoksinës M1, për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve në Kosovë.

Sipas njoftimit të AUV-së, izolimi është realizuar në prani të zyrtarëve të agjencisë dhe të palës përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi, transmeton lajmi.net.

Djathi i dyshuar është prodhuar nga kompania italiane Caseificio Coop. “La Contadina”, nga qumështi i buallicës me origjinë nga Italia, dhe është importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe. Së shpejti do të fillojë procesi i asgjësimit të këtij produkti.

AUV thekson se ky veprim ka për qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve të cilësisë ushqimore.

Edhe pse agjencia po përballet me mungesë inspektorësh, ajo mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese për të siguruar që konsumatorët të kenë ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm./lajmi.net/