Flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur të valojë në oborrin e institucionit presidencial. Lajmi është bërë i ditur nga Sefer Isufi, Këshilltar për Mbrojtje dhe Siguri në Presidencën e Republikës së Kosovës, i cili ka theksuar se kjo ka ndodhur gjatë…

Lajme

09/01/2026 10:31

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur të valojë në oborrin e institucionit presidencial.

Lajmi është bërë i ditur nga Sefer Isufi, Këshilltar për Mbrojtje dhe Siguri në Presidencën e Republikës së Kosovës, i cili ka theksuar se kjo ka ndodhur gjatë mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, transmeton lajmi.net.

Sipas Isufit, flamuri i UÇK-së përfaqëson një simbol të sakrificës për liri, nderimit për dëshmorët dhe kujtesës shtetërore për rrënjët e luftës çlirimtare. Ai ka theksuar se vendosja e flamurit dëshmon se shteti i Kosovës nuk harron historinë dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar.

Postimi i plotë: 

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, në këtë mandat të Presidentes Vjosa Osmani, flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës. Një simbol i sakrificës për liri, i nderimit për dëshmorët dhe i shtetit që nuk harron rrënjët e veta./lajmi.net/