Ora luksoze, stoli ari, para e telefona- Pamje nga sekuestrimet që u bën gjatë bastisjeve të sotme tek shtëpitë e Mazrekut e Berishës

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në disa komuna të Kosovës. Nga ky aksion të arrestuar janë disa persona. Aksioni lidhej me hetimet që po kryheshin në kuadër të keqpërdorimeve milionëshe që ishin bërë nga ish-drejtuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku dhe Valon Berisha. Dyshja dyshohen se kishin transferuar mijëra euro…

Lajme

08/01/2026 14:05

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në disa komuna të Kosovës.

Nga ky aksion të arrestuar janë disa persona.

Aksioni lidhej me hetimet që po kryheshin në kuadër të keqpërdorimeve milionëshe që ishin bërë nga ish-drejtuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku dhe Valon Berisha.

Dyshja dyshohen se kishin transferuar mijëra euro nëpër llogari të ndryshme, para këto të marra përmes mashtrimeve që bënin përmes BKS-së.

Në konferencën e thirrur nga Prokuroria e Prizrenit janë publikuar edhe disa fotografi nga paratë, stolit e arit e orat e shtrenjta që janë sekuestruar në bastisjen e sotme nëpër shtëpi e apartamente të të lartcekurve./Lajmi.net/

“Kam qenë i vetmi përgjegjës” Valon Berisha kishte pranuar se mori paratë nga BKS-ja, kërkoi mundësi t’i kthente me këste- fillimisht 100 mijë euro

Në njërën shtëpi që dyshohet se është e Valon Berishës policia gjeti 5 mijë euro, ora të shtrenjta e stoli ari

Aksioni me 300 policë e shumë prokurorë- Arrestohet ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave