Aksident mes dy veturave në Fushë-Kosovë
Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur pak më parë në Fushë-Kosovë. Saktësisht në afërsi të “Central Park”, dy vetura janë goditur gjatë vozitjes. Si shkak i aksidentit pati edhe të lënduar. Në vendin e ngjarjes tanimë janë edhe ekipet emergjente./Lajmi.net/
