Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, LVV prin bindshëm
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar gjatë ditës së sotme numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike. Deri në këto momente, numërimi i tyre ka shkuar në 45%. Sipas të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 85.11 për qind të këtyre…
Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar gjatë ditës së sotme numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike.
Deri në këto momente, numërimi i tyre ka shkuar në 45%.
Sipas të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 85.11 për qind të këtyre votave, apo 3554 vota.

Pas saj është PDK me 6.18% (258 vota), LDK me 5.7% (238 vota), AAK 1.56% (65 vota), KDTP 0.65% (27 vota) dhe Nisma 0.41% (17 vota).
Numërimi i votave me postë, me kusht, dhe të personave me nevoja të veçanta nuk ka nisur ende.
Më 27 dhjetor 2025, në 29 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës, është zhvilluar votimi për shtetasit e regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga këto misione diplomatike. Nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%.
Pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve nga votimi fizik në përfaqësitë diplomatike, KQZ do të vazhdojë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës, që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë vendit, ajo në Berlin (Gjermani) dhe në Bernë (Zvicër).