‘Ka kënduar për mua,’ Egli kujton momentet me Gjestin në BBVA

Mbrëmjen e djeshme, ekrani i Top Channel u ndez nga atmosfera festive e emisionit “E Diell”, i cili mblodhi emra të njohur të artit dhe ekranit për të festuar fundvitin. Mes të ftuarve spikatën zërat e dashur të muzikës popullore, ku padyshim vëmendjen e mori këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani. Gjatë rrjedhës së emisionit, një…

ShowBiz

02/01/2026 17:05

Mbrëmjen e djeshme, ekrani i Top Channel u ndez nga atmosfera festive e emisionit “E Diell”, i cili mblodhi emra të njohur të artit dhe ekranit për të festuar fundvitin.

Mes të ftuarve spikatën zërat e dashur të muzikës popullore, ku padyshim vëmendjen e mori këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani.

Gjatë rrjedhës së emisionit, një moment mjaft emocional u krijua kur Egli Tako u afrua pranë këngëtares për të shprehur vlerësimin e saj të lartë. Egli nuk i kursye fjalët, duke e cilësuar Remzien si një person mjaft të veçantë në jetën e saj, jo vetëm si artiste, por edhe për kujtimet që ato ndajnë.

“Remzia është shumë e veçantë për mua dhe besoj se të gjithë e dimë arsyen. Ajo ka kënduar në një moment shumë të rëndësishëm për mua,” u shpreh Egli, duke sjellë në vëmendjen e publikut një nga ngjarjet më të përfolura vitin që lamë pas.

Ajo i referohej ‘dasmës’ së saj me Gjestin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku Remzie Osmani ishte e ftuara speciale që performoi gjatë ceremonisë.

Ky gjest dhe këto fjalë rikthyen tek ndjekësit emocionet e asaj nate, duke treguar mirënjohjen që Egli vazhdon të ketë për këngëtaren.