Me nderime shtetërore i jepet lamtumira ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci

Me nderime të larta shtetërore është varrosur sot në varrezat e kryeqytetit në Dragodan ish-kryeparlamentari dhe akademiku Nexhat Daci, i cili vdiq një ditë më parë në moshën 81-vjeçare. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, si dhe përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe familjarë, transmeton lajmi.net.…

Lajme

02/01/2026 15:34

Me nderime të larta shtetërore është varrosur sot në varrezat e kryeqytetit në Dragodan ish-kryeparlamentari dhe akademiku Nexhat Daci, i cili vdiq një ditë më parë në moshën 81-vjeçare.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, si dhe përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe familjarë, transmeton lajmi.net.

Më herët gjatë ditës, në hollin e Kuvendit të Kosovës u mbajtën homazhe dhe Akademi Përkujtimore në nderim të tij. Presidentja Osmani tha se Nexhat Daci ishte burrështetas dhe intelektual i shquar, i cili i shërbeu Kosovës me dije, përgjegjësi dhe përkushtim, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën institucionale dhe politike të vendit.

Nexhat Daci kishte shërbyer si deputet nga viti 2001 deri më 2011 dhe kishte udhëhequr Kuvendin e Kosovës për dy mandate. Pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ai kishte ushtruar edhe detyrën e presidentit të Kosovës në vitin 2006. Më vonë, pas largimit nga LDK-ja, themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë./lajmi.net/