Moti për të premtën
Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vendit. Në disa zona parashihen reshje të dobëta bore në formë fjollash, kryesisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të zbresin deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri…
Lajme
Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vendit.
Në disa zona parashihen reshje të dobëta bore në formë fjollash, kryesisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 6 gradë Celsius.
Qytetarët këshillohen të kenë kujdes gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku mund të ketë ngrica./lajmi.net/
