Gara për Kuvendin: Mbi 40% e votave të numëruara, këta janë kandidatët që po dominojnë listat e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se është përmbyllur numërimi i mbi 40 për qind të votave për kandidatët për deputetë, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të renditjes së kandidatëve brenda partive politike pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit. Sipas rezultateve të deritanishme, liderët partiakë dhe figurat kryesore politike po…

Lajme

30/12/2025 15:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se është përmbyllur numërimi i mbi 40 për qind të votave për kandidatët për deputetë, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të renditjes së kandidatëve brenda partive politike pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas rezultateve të deritanishme, liderët partiakë dhe figurat kryesore politike po kryesojnë bindshëm listat e votave personale, shkruan lajmi.net.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Në Lëvizjen Vetëvendosje vazhdon dominimi i kryetarit të partisë dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka siguruar 139,968 vota. I dyti renditet Glauk Konjufca me 109,012 vota.

Top 5-shja e LVV-së:

  1. Albin Kurti – 139,968 vota

  2. Glauk Konjufca – 109,012 vota

  3. Albulena Haxhiu – 56,964 vota

  4. Hekuran Murati – 56,434 vota

  5. Donika Gërvalla-Schwarz – 50,233 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Në PDK, më i votuari deri tani është kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, me 63,388 vota.

Top 5-shja e PDK-së:

  1. Bedri Hamza – 63,388 vota

  2. Arian Tahiri – 30,120 vota

  3. Përparim Gruda – 28,034 vota

  4. Uran Ismaili – 21,958 vota

  5. Sala Jashari – 20,020 vota

Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK)

Në LDK, kryeson kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, me 30,765 vota, ndërsa pas tij renditet Hykmete Bajrami.

Top 5-shja e LDK-së:

  1. Lumir Abdixhiku – 30,765 vota

  2. Hykmete Bajrami – 19,535 vota

  3. Ukë Rugova – 17,089 vota

  4. Avdullah Hoti – 15,075 vota

  5. Doarsa Kica-Xhelili – 15,014 vota

(Menjëherë pas tyre renditet Kujtim Shala me 13,529 vota).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Në AAK, kryeson kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, me 15,640 vota.

Top 5-shja e AAK-së:

  1. Ramush Haradinaj – 15,640 vota

  2. Daut Haradinaj – 9,523 vota

  3. Besnik Tahiri – 9,407 vota

  4. Bekë Berisha – 7,012 vota

  5. Agim Çeku – 6,336 vota

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa rezultatet finale do të publikohen pas përfundimit të numërimit të votave të mbetura, përfshirë ato të diasporës dhe votat me kusht. Deri atëherë, renditja e kandidatëve mbetet e përkohshme dhe mund të pësojë ndryshime. /Lajmi.net/