32% e votave të numëruara – Këta janë kandidatët që po prijnë nga partitë politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se janë numëruar mbi 32 për qind e votave për kandidatët për deputetë, duke dhënë një pasqyrë të parë të renditjes brenda partive politike pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Sipas rezultateve të deritanishme, në katër partitë kryesore politike në vend, liderët partiakë dhe…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se janë numëruar mbi 32 për qind e votave për kandidatët për deputetë, duke dhënë një pasqyrë të parë të renditjes brenda partive politike pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas rezultateve të deritanishme, në katër partitë kryesore politike në vend, liderët partiakë dhe figurat e njohura politike po kryesojnë bindshëm listat e votave personale.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV)
Në Lëvizjen Vetëvendosje, kryeson kryetari i partisë dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me 110,514 vota.
Pas tij renditet Glauk Konjufca me 86,082 vota.
Top 5-shja e LVV-së sipas votave të numëruara deri tani:
Albin Kurti – 110,514 vota
Glauk Konjufca – 86,082 vota
Albulena Haxhiu – 44,609 vota
Hekuran Murati – 44,000 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 39,117 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Në PDK, më i votuari deri tani është kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, me 51,710 vota.
Top 5-shja e PDK-së:
Bedri Hamza – 51,710 vota
Arian Tahiri – 24,943 vota
Përparim Gruda – 23,440 vota
Uran Ismaili – 17,877 vota
Sala Jashari – 16,879 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Në LDK, kryeson kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, me 23,899 vota, i ndjekur nga Hykmete Bajrami.
Top 5-shja e LDK-së:
Lumir Abdixhiku – 23,899 vota
Hykmete Bajrami – 15,305 vota
Ukë Rugova – 13,408 vota
Avdullah Hoti – 11,808 vota
Doarsa Kica-Xhelili – 11,767 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Në AAK, kryeson kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, me 12,023 vota.
Top 5-shja e AAK-së:
Ramush Haradinaj – 12,023 vota
Daut Haradinaj – 7,285 vota
Besnik Tahiri – 7,185 vota
Bekë Berisha – 5,376 vota
Time Kadrijaj – 4,840 vota
KQZ ka njoftuar se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, ndërsa rezultatet finale pritet të publikohen pas përfundimit të numërimit të votave të mbetura, përfshirë ato të diasporës dhe me kusht. /Lajmi.net/