Prokuroria Speciale me aktakuzë ndaj 9 personave- dyshohet se mashtruan shtetasit gjerman e zviceran, ua morën mbi 2 milionë euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur atakuzë ndaj 9 personave, N.S., E.S., D.B., A.J., G.S., M.D., K.S., B.Q dhe V.M për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërsa N.S., akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve. Të pandehurit akuzohen se në bashkëveprim, nga një periudhë e papërcaktuar kohore e deri në shkurt të 2024-ës, kanë…

Lajme

29/12/2025 15:58

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur atakuzë ndaj 9 personave, N.S., E.S., D.B., A.J., G.S., M.D., K.S., B.Q dhe V.M për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërsa N.S., akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit akuzohen se në bashkëveprim, nga një periudhë e papërcaktuar kohore e deri në shkurt të 2024-ës, kanë mashtruar shtetas të vendeve të ndryshme evropiane, kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, duke përfituar kundërligjshëm mjete financiare në vlerë prej dy milionë e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e një (2,067,271) euro.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit duke u paraqitur rrejshëm si kompani investimesh, kanë kontaktuar viktimat dhe i kanë bindur të investojnë në platformat ”Option888” dhe “Krack”. Gjithashtu, pasi kanë përfituar qasje nga viktimat në aplikacionet e tyre, kanë manipuluar të dhënat, duke i paraqitur investimet (fiktive) në rritje”,thuhet në njoftim.

Hetimet kanë vërtetuar se parat e të dëmtuarve, të transferuara përmes platformës “Krack”, janë ndarë mes të gjithë të pandehurve./Lajmi.net/