Parandalohet futja e një telefoni në Qendren Korrektuese të Dubravës nga një vizitor
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion. Gjatë kontrollit te një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trupin e tij, është gjetur dhe është konfiskuar një telefona mobilë iPhone. “Vizita është anuluar menjëherë dhe vizitori është kthyer mbrapsht, ndërsa ndaj tij janë…
Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion.
Gjatë kontrollit te një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trupin e tij, është gjetur dhe është konfiskuar një telefona mobilë iPhone.
“Vizita është anuluar menjëherë dhe vizitori është kthyer mbrapsht, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të vazhdueshme dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese”, kanë thënë nga ShKK. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: