Basha uron VV-në për fitoren: Vlerësoj të gjitha subjektet politike për garën e drejtë, uroj që institucionet të themelohen qetë dhe me rregull

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për zgjedhjet që janë mbajtur dje. Ai ka thënë se ato zgjedhje ishin të lira dhe demokratike, për çka ka falënderuar KQZ-në, komisionerët dhe vëzhguesit vendor e ndërkombëtar. “Falenderoj qytetarët e Republikës, të cilët ushtruan të drejtën e tyre të votes…

Lajme

29/12/2025 14:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për zgjedhjet që janë mbajtur dje.

Ai ka thënë se ato zgjedhje ishin të lira dhe demokratike, për çka ka falënderuar KQZ-në, komisionerët dhe vëzhguesit vendor e ndërkombëtar.

“Falenderoj qytetarët e Republikës, të cilët ushtruan të drejtën e tyre të votes me përgjegjësi dhe dinjitet. Veçanërisht, një falënderim shkon për bashkatdhetarët që votuan nga Evropa, Amerika dhe nga çdo cep i botës, për ata që udhëtuan drejt Kosovës për të votuar, si dhe për ata që përdorën votimin me postë ose votuan në ambasada dhe konsullata. Diaspora gjithmonë ka treguar angazhim dhe përkushtim për vendin tonë”, ka shkruar Basha.

Ai ka thënë se dje Kosova dje ka treguar maturi qytetare dhe pjekuri politike.

“Shpreh vlerësimin tim për të gjitha subjektet politike për një garë të drejtë dhe uroj që themelimi i institucioneve të zhvillohet po aq i qetë dhe i rregullt sa zgjedhjet. Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe partnerëve të saj ua uroj fitoren e qartë me mbi gjysmën e votave, një rezultat që pasqyron një mbështetje dhe besim anembanë të qytetarëve. Qytetarëve të Republikës, edhe një herë urime për këtë arritje të përbashkët”, ka shkruar Basha. /Lajmi.net/

Postimi i tij plotë: