Kush është Arsim Ademi që po ec në hap me Kurtin e Konjufcën me vota, nga numërimi i vendvotimeve të para?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka filluar të publikoj të dhënat nga numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Deri tani janë numëruar vetëm 0,90% të kutive të votimit, shkruan lajmi.net. Siç ka publikuar KQZ, numërimi i votave ka filluar nga vendvotimet në Dragash, Shtërpcë, Viti, Han i Elezit dhe Graçanicë. E bazuar në këto vota…

Lajme

29/12/2025 14:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka filluar të publikoj të dhënat nga numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Deri tani janë numëruar vetëm 0,90% të kutive të votimit, shkruan lajmi.net.

Siç ka publikuar KQZ, numërimi i votave ka filluar nga vendvotimet në Dragash, Shtërpcë, Viti, Han i Elezit dhe Graçanicë.

E bazuar në këto vota të numëruara, nga VV menjëherë pas Albin Kurtit e Glauk Konjufcës ka dal Arsim Ademi me 1 mijë e 97 vota deri më tani.

Kush është Arsim Ademi?

Arsim Ademi është i lindur më 24 maj 1979 në fshatin Vërban të Komunës së Vitisë, ka përfunduar studimet themelore dhe master në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Studimet e doktoraturës i ka kryer në Universitetin Norvegjez të Shkencave të Jetës, në fushën e Shkencave të Tokës dhe Agronomisë.

Në fushën profesionale, Arsim Ademi ka dhënë kontribut të rëndësishëm në sektorin e veterinarisë, duke punuar si mjek veteriner dhe ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë pranë Universitetit të Prishtinës.

Ai ka mbajtur pozitat e nënkryetarit dhe kryetarit të Odës së Veterinerëve të Kosovës dhe ne Qeverinë Kurti II ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Angazhimin politik e nisi në vitin 2018, kur iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe aktualisht është kryetar i Qendrës së LVV-së në Viti dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes. Në zgjedhjet komunale të vitit 2021, ai kandidoi për kryetar të Komunës së Vitisë nga radhët e LVV-së.

Arsim Ademi ka garuar në këto zgjedhje në listën e VV-së për deputetë me numrin 31. /Lajmi.net/