Nis festa e VV-së në Prishtinë – Vetura me luanin, e me mbishkrimin “Diaspora vendos” futet në shesh, nuk mungojnë tupanat

Pas daljes së Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e parë në rezultatet e exit-poll-eve, qytetarët kanë nisur festën në sheshet e Prishtinës. Në qendër të vëmendjes janë veturat e dekoruara me simbolin e luanit dhe mbishkrimin “Diaspora vendos”, që po pozohen gjerësisht nga qytetarët, raproton lajmi.net Edhe pse festimet kanë filluar, selia qendrore e VV-së mbetet…

Lajme

28/12/2025 20:28

Pas daljes së Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e parë në rezultatet e exit-poll-eve, qytetarët kanë nisur festën në sheshet e Prishtinës.

Në qendër të vëmendjes janë veturat e dekoruara me simbolin e luanit dhe mbishkrimin “Diaspora vendos”, që po pozohen gjerësisht nga qytetarët, raproton lajmi.net

Edhe pse festimet kanë filluar, selia qendrore e VV-së mbetet relativisht e qetë, me pritjen e rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të cilat pritet të publikohen sonte rreth orës 23:00./Lajmi.net/