Muharremi parashikon: Deri në mbyllje të vendvotimeve, në një skenar më optimist mund të dalin rreth 850 mijë qytetarë të votojnë

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka bërë një parashikim në lidhje me daljen e qytetarëve të Kosovës për të votuar. Ai ka thënë se dalja finale mund të jetë rreth 830 mijë deri në 850 mijë votues, shkruan lajmi.net. “Deri në ora 15h me gjasë do të bëhen rreth 590,000 votues apo 29.5%. Nëse e aplikojmë…

Lajme

28/12/2025 16:33

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka bërë një parashikim në lidhje me daljen e qytetarëve të Kosovës për të votuar.

Ai ka thënë se dalja finale mund të jetë rreth 830 mijë deri në 850 mijë votues, shkruan lajmi.net.

“Deri në ora 15h me gjasë do të bëhen rreth 590,000 votues apo 29.5%. Nëse e aplikojmë pastaj trendin e votimit të 9 shkurtit prej orë 15h deri 19h, dalja në Kosovë mundet me shku në një skenar bazë rreth 830,000. E në një skenar më optimist, rreth 850k”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka thënë se mund t’i kemi rreth 70 mijë vota nga diaspora.

“Mos të harrojmë që pastaj i kemi edhe votat e diasporës, aty duhet me pritë rreth 70k ndoshta shtesë të vlefshme që nënkupton dalja total rreth 900,000-920,000 ndoshta”, ka shkruar mes tjerash Muharremi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: