Ramush Haradinaj: Procesi zgjedhor po shkon mirë, por shqetësim ndërprerjet e energjisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media gjatë së cilës ka bërë të ditur se procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe dalja e qytetarëve është inkurajuese. “Kanë mbetur më pak se tre orë deri në mbyllje, i ftoj të gjithë ata që nuk…

Lajme

28/12/2025 16:18

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media gjatë së cilës ka bërë të ditur se procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe dalja e qytetarëve është inkurajuese.

“Kanë mbetur më pak se tre orë deri në mbyllje, i ftoj të gjithë ata që nuk kanë votuar ende që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre,” tha Haradinaj.

Ai theksoi se deri tani nuk janë raportuar parregullsi serioze, por shprehu shqetësimin për ndërprerjet e energjisë elektrike.

“E dimë që ka pasur ndërprerje të energjisë, gjë që na shqetëson sidomos tani kur po afron mbyllja e ditës. I bëj thirrje KEDS-it dhe institucioneve përkatëse që të sigurojnë furnizim të pandërprerë deri në mbyllje të procesit të votimit dhe gjatë numërimit të votave, që të mos dëmtohet procesi zgjedhor,” tha ai.

Haradinaj përfundoi duke uruar qytetarët dhe institucionet: “I uroj Kosovës këto zgjedhje kaq të mira dhe një proces të qetë e demokratik.” /Lajmi.net/