Fitore për Juventusin, Zhegrova shkëlqen në fushë

Juventusi arriti një fitore të rëndësishme 0:2 në transfertë ndaj Pisas, në ndeshjen e javës së 17-të në Serie A. Dy golat u shënuan pas futjes në fushë të futbollistit kosovar Edon Zhegrova, i cili dha ndikimin e tij të menjëhershëm në lojë, transmeton lajmi.net. Golat u realizuan nga Calabresi (autogol) dhe Kenan Yildiz, duke…

Sport

27/12/2025 23:38

Juventusi arriti një fitore të rëndësishme 0:2 në transfertë ndaj Pisas, në ndeshjen e javës së 17-të në Serie A.

Dy golat u shënuan pas futjes në fushë të futbollistit kosovar Edon Zhegrova, i cili dha ndikimin e tij të menjëhershëm në lojë, transmeton lajmi.net.

Golat u realizuan nga Calabresi (autogol) dhe Kenan Yildiz, duke siguruar tre pikët për skuadrën e “Zonjës së Vjetër”.

Me këtë fitore, Juventusi arrin në kuotën e 32 pikëve dhe ngjitet në pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit.

Zhegrova, me paraqitjen e tij energjike, tregoi përsëri rëndësinë që ka për skuadrën, duke kontribuar në rikthimin e Juventusit në rrugën e fitoreve./lajmi.net/