Vuçiq akuzon SHBA-në dhe Turqinë se po e armatosin Kosovën: Po i armatosin hapur dhe pa mëdyshje shqiptarët

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po e armatos Kosovën, duke thënë se në krejt këtë sipas tij është përfshirë edhe Turqia. Ai ka thënë për mediat serbe më 24 dhjetor, se një gjë e tillë “paraqet kërcënim për Serbinë dhe integritetin e saj territorial.” “Amerikanët po i…

Lajme

26/12/2025 18:17

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po e armatos Kosovën, duke thënë se në krejt këtë sipas tij është përfshirë edhe Turqia.

Ai ka thënë për mediat serbe më 24 dhjetor, se një gjë e tillë “paraqet kërcënim për Serbinë dhe integritetin e saj territorial.”

“Amerikanët po i armatosin hapur dhe pa mëdyshje shqiptarët në Kosovë. Për Turqinë të mos flas… Më nuk janë kurrfarë problemi porositë për obus 105 milimetra dhe gjithë tjerat, me të vetmin qëllim: kërcënimin e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe integritetit të saj territorial, dhe sulmi ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore të Serbisë”, ka thënë Vuçiq.