Përgatitje për të dielën, KQZ sot mban mbledhjen e radhës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot një mbledhje të rregullt, ku në fokus do të jenë përgatitjet për procesin e ardhshëm zgjedhor. Sipas rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së do të shqyrtojnë një raport të përgatitur nga Sekretariati i institucionit, i cili ka të bëjë me ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme…

Lajme

26/12/2025 09:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot një mbledhje të rregullt, ku në fokus do të jenë përgatitjet për procesin e ardhshëm zgjedhor.

Sipas rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së do të shqyrtojnë një raport të përgatitur nga Sekretariati i institucionit, i cili ka të bëjë me ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të planifikuara për datën 28 dhjetor 2025, transmeton lajmi.net.

Nga njoftimi zyrtar bëhet e ditur se mbledhja do të nisë në orën 13:30./lajmi.net/