Kurti uron besimtarët katolikë për Krishtlindje: Festë e besimit, shpresës dhe reflektimit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjes, duke e cilësuar këtë ditë si një moment kremtimi, reflektimi, besimi dhe shprese. Në mesazhin e tij, Kurti u ka uruar qytetarëve që kjo festë t’u sjellë gëzim dhe begati pranë më të dashurve të tyre. “Të dashur besimtarë të…

Lajme

25/12/2025 11:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjes, duke e cilësuar këtë ditë si një moment kremtimi, reflektimi, besimi dhe shprese.

Në mesazhin e tij, Kurti u ka uruar qytetarëve që kjo festë t’u sjellë gëzim dhe begati pranë më të dashurve të tyre.

“Të dashur besimtarë të krishterë, urime këtë datë të shënuar dhe paçi një ditë të gëzuar e të begatë me më të dashurit tuaj. Uroj që mirësia e Zotit t’ju përcjellë gjithmonë dhe dashuria për tjetrin t’ju shtohet përherë”, thuhet në urimin e Kurtit. /Lajmi.net/