Maliqi: Me gjasë Kurti mendon se ka gjetur sa kushton një kosovar në aksham pazar, e ka vendosur tiketën 100 euro
Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti, për t’ua ndarë fëmijëve dhe pensionistëve nga 100 euro në kohën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Maliqi ka shkruar se më herët kur shoqëria kosovare pretendonte se i interesonte demokracia, një veprimi të tillë i thuhej blerje vote, derisa…
Lajme
Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti, për t’ua ndarë fëmijëve dhe pensionistëve nga 100 euro në kohën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Maliqi ka shkruar se më herët kur shoqëria kosovare pretendonte se i interesonte demokracia, një veprimi të tillë i thuhej blerje vote, derisa sot kur po e bën Kurti, po cilësohet si solidaritet.
Ai ka thënë se duket që Kurti mendon se e ka gjetur se një kosovar në “aksham Pazar” kushton 100 euro dhe këtë çmim e ka vendosur në etiketë.
“Në kohë të mëhershme kur si shoqëri shiteshim se na interesonte demokracia, kësaj pune i thoshim blerje vote. Por sot në kohën e babadimrit që rron politikisht duke dhënë gajret, i themi solidaritet. Kurti me gjasë mendon se e ka gjetur se sa kushton një kosovar në aksham pazar. 100 euro, miq. Qat çmim ua ka vendosur në etiketë.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij: