Hamza premton për bizneset: Grante, praktikë e re për TVSH-në në import, energji më e lirë si dhe rrugë e hekurudha moderne
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar një videomesazh tjetër. Ai në atë video, ka thënë se sektori privat i suksesshëm ndihmon në zhvillim të shtetit, shkruan lajmi.net. “Si kryeministër, do të sigurohem që mbështetja për bizneset të jetë e madhe dhe konkrete. TVSH-ja nuk do të paguhet më në kufi. Ajo do…
Lajme
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar një videomesazh tjetër.
Ai në atë video, ka thënë se sektori privat i suksesshëm ndihmon në zhvillim të shtetit, shkruan lajmi.net.
“Si kryeministër, do të sigurohem që mbështetja për bizneset të jetë e madhe dhe konkrete. TVSH-ja nuk do të paguhet më në kufi. Ajo do të paguhet brenda vendit, pas shitjes së produktit, duke hequr një barrë të madhe për bizneset”, ka thënë Hamza.
Ai ka premtuar grante investimi deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset e reja dhe ato në zhvillim.
“Do të ndërtojmë kapacitete të reja energjetike, për ta ulur çmimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset. Do të investojmë fuqishëm, në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, për ta lehtësuar transportin, e njerëzve dhe mallrave brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Hamza.
Ai ka premtuar edhe legalizimin e ndërtimeve pa leje, që ka thënë se çliron milairda euro kapital të ngrirë dhe
Do ta bëjmë legalizimin e ndërtimeve pa leje, duke çliruar miliarda euro kapital të ngrirë, dhe duke i dhënë vlerë pronës së qytetarëve.
“Unë jam Bedri Hamza dhe ky është misioni im. Një Kosovë që funksionon për të gjithë. Bashkë. Përpara”, ka shtuar Hamza. /Lajmi.net/