Policia e Kosovës gjen veturën e kërkuar nga autoritetet suedeze, arrestohet një person i dyshuar

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion policor në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar dhe sekuestrimin e një veture që ishte në kërkim ndërkombëtar. Njësitet e Stacionit Policor Veriu, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, kanë lokalizuar dhe sekuestruar veturën e kërkuar nga autoritetet suedeze,…

Lajme

24/12/2025 17:40

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion policor në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar dhe sekuestrimin e një veture që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Njësitet e Stacionit Policor Veriu, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, kanë lokalizuar dhe sekuestruar veturën e kërkuar nga autoritetet suedeze, e cila më pas është trajtuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, raporton lajmi.net

Gjatë kontrollit të realizuar në kuadër të operacionit, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe dy armë zjarri, si dhe municion.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/