Osmani uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje: Le të na bashkojë tradita e respektit dhe solidaritetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes. Përmes një mesazhi urimi, Osmani ka theksuar se kjo festë simbolizon dritën dhe shpresën, duke shprehur dëshirën që Krishtlindja të sjellë paqe shpirtërore, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi. Ajo ka theksuar rëndësinë e traditës…

Lajme

24/12/2025 13:05

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Përmes një mesazhi urimi, Osmani ka theksuar se kjo festë simbolizon dritën dhe shpresën, duke shprehur dëshirën që Krishtlindja të sjellë paqe shpirtërore, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi.

Ajo ka theksuar rëndësinë e traditës së respektit, solidaritetit dhe mikpritjes, duke nënvizuar se këto vlera duhet t’i bashkojnë qytetarët për të ecur përpara së bashku me besim, shpresë dhe mirëkuptim.

“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi”, ka thënë Osmani.

Në fund të mesazhit të saj, Presidentja ka uruar: “Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!” /Lajmi.net/