Kurti e pranon se ka “Marrëveshje të Ohrit”, nuk i përmend nenet që thonë se “Kosova do të pranoj të gjitha marrëveshjet me Serbinë”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie në zgjedhjet e 28 dhjetorit, e ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit. Kurti, këtë të martë në Gjakovë, duke folur për marrëdhëniet me ShBA-të, ka përmendur marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit, tek sa ka lavëruar ShBA-të që kërkojnë zbatimin e kësaj marrëveshje. “…ShBA-të me…

Lajme

23/12/2025 20:54

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie në zgjedhjet e 28 dhjetorit, e ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit.

Kurti, këtë të martë në Gjakovë, duke folur për marrëdhëniet me ShBA-të, ka përmendur marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit, tek sa ka lavëruar ShBA-të që kërkojnë zbatimin e kësaj marrëveshje.

“…ShBA-të me ligjin e ri, që kërkojnë, zbatimin e marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit të zbatimit nga Ohri,, ku katër nenet e para flasin për njohjen e Kosovës nga Serbia” – tha Kurti.

Ai në asnjë moment nuk u tregoi qytetarëve që zbatimi i marrëvshjes, nënkupton edhe nenin 10, që është pranim i të gjitha marrëveshjeve të bëra me Serbinë, ndër vite si dhe neni 7, që flet për vetmenaxhimin e komunave me shumicë serbe.

Ai nuk e kishte pranuar asnjëherë Marrëveshjen e Ohrit që nga momenti i realizimit të marrëveshjes në Ohër.

Anipse udhëheqësi botëror si Scholz e Macron thonin se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje me BE-në, të arritur në Bruksel e Ohër, Kurti insistonte se nuk ka marrëveshje, sepse sipas tij, ajo s’ishte nënshkruar nga Presidenti serb, Vuçiq. /Lajmi.net/