Një qytetare në Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici

Një qytetare, M. Thaqi (45 vjeçe) nga Ferizaj, dje në parkingun e Qendrës Village Shopping & Fun në Ferizaj, ka gjetur në tokë një shumë prej 470 (katërqind e shtatëdhjetë) euro. Sipas njoftimit, ajo menjëherë i ka dorëzuar paratë në polici. “Fillimisht, nuk dihej se kujt i përkisnin paratë. Po atë ditë, rreth orës 20:30,…

Lajme

23/12/2025 20:02

Një qytetare, M. Thaqi (45 vjeçe) nga Ferizaj, dje në parkingun e Qendrës Village Shopping & Fun në Ferizaj, ka gjetur në tokë një shumë prej 470 (katërqind e shtatëdhjetë) euro.

Sipas njoftimit, ajo menjëherë i ka dorëzuar paratë në polici.

“Fillimisht, nuk dihej se kujt i përkisnin paratë. Po atë ditë, rreth orës 20:30, në stacionin policor është paraqitur ankuesja D. F. nga Kaçaniku, e cila ka raportuar humbjen e një shume parash. Pas verifikimeve të nevojshme është konstatuar se bëhej fjalë për të njëjtën shumë parash. Paratë i janë kthyer pronarit legjitim sot, më datë 23.12.2025”, njofton policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetaren M. Thaqi për gjestin e saj human dhe shembullor, e cila dëshmon nivel të lartë përgjegjësie qytetare dhe bashkëpunim të ngushtë me policinë.