Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka asgjësuar 2064 kilogramë mish pule të ardhur nga Polonia, pasi është konstatuar se në të ka prani të bakterit Salmonella spp. Pas konstatimit të këtij rasti, sasia u asgjësua në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore. “AUV vazhdon të monitorojë situatën me kujdes të…

Lajme

23/12/2025 17:26

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka asgjësuar 2064 kilogramë mish pule të ardhur nga Polonia, pasi është konstatuar se në të ka prani të bakterit Salmonella spp.

Pas konstatimit të këtij rasti, sasia u asgjësua në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore.

“AUV vazhdon të monitorojë situatën me kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme, për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e agjencisë.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV), duke iu referuar njoftimit të pranuar nga Komisioni Evropian – Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF), njofton opinionin publik se gjatë kontrollit të kryer në një ngarkesë të produktit MDM pule, të importuar nga Polonia, me prodhues CEDROB S.A., Ubojnia Drobiu Ujazdówek, dhe të importuar nga kompania KAJMAK SHPK, Prizren, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

Pas pranimit të njoftimit nga RASFF dhe me kërkesë të kompanisë KAJMAK SHPK, përmes inspektimeve të realizuara nga AUV, është vërtetuar prania e salmonelës në sasinë 2064 kilogramë mish pule. Pas konstatimit të këtij rasti, sasia e importuar është asgjësuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore.

AUV vazhdon të monitorojë situatën me kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme, për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane.