KOSTT jep lajmin e mirë: Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Prizren, rritet siguria e furnizimit në Nënstacionin Prizreni 1
KOSTT ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Prizrenit. Përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni Prizreni 1. “Pas një pune të palodhshme dhe me shumë përkushtim të ekipeve të mirëmbajtjes të KOSTT në ora 16:55 u rikthye në operim transformatori TR3 në Nënstacionin…
Lajme
KOSTT ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Prizrenit.
Përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni Prizreni 1.
“Pas një pune të palodhshme dhe me shumë përkushtim të ekipeve të mirëmbajtjes të KOSTT në ora 16:55 u rikthye në operim transformatori TR3 në Nënstacionin Prizreni 1. Me punimet e realizuara është rikthyer furnizimi me energji elektrike për qytetarët e afektuar si dhe është rritur siguria e furnizimit nga NS Prizren 1, nga aspekti i transmetimit”, ka njoftuar KOSTT.
Ata janë shprehur mirënjohës ekipeve profesionale të KOSTT-it për përkushtimin, dhe qytetarëve për mirëkuptimin e treguar. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: