Sekuestrohen 380 fishekë në Prishtinë, Dogana dhe Policia në aksion kundër kontrabandës
Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar sot një kontroll operativ në një lokal afarist në Prishtinë, duke sekuestruar gjithsej 380 fishekë, të cilët dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me ligjin. Gjatë kontrollit, në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, u gjetën 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër…
Lajme
Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar sot një kontroll operativ në një lokal afarist në Prishtinë, duke sekuestruar gjithsej 380 fishekë, të cilët dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me ligjin.
Gjatë kontrollit, në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, u gjetën 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie.
Rasti tashmë po trajtohet nga Policia e Kosovës, ndërsa Prokuroria kompetente është njoftuar për hetime të mëtejshme.
Dogana e Kosovës thekson përkushtimin e saj në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme që cenon sigurinë publike dhe rendin ligjor. /Lajmi.net/