Artistët shprehin ngushëllime për vdekjen e Shemit të “Ilirëve”
Estrada shqiptare u trondit të hënën nga lajmi se këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi” ka ndërruar jetë. Me t’u konfirmuar lajmi nisën edhe postimet ngushëlluese nga artistët shqiptare. Arian Agushi, ka ndarë një fotografi krah artistit, mbi të cilën ka shkruar: “Zoti ta faltë Xhenetin Shem”. Ndër të tjera, Gold Ag ngushëlloi të…
ShowBiz
Estrada shqiptare u trondit të hënën nga lajmi se këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi” ka ndërruar jetë.
Me t’u konfirmuar lajmi nisën edhe postimet ngushëlluese nga artistët shqiptare.
Arian Agushi, ka ndarë një fotografi krah artistit, mbi të cilën ka shkruar: “Zoti ta faltë Xhenetin Shem”.
Ndër të tjera, Gold Ag ngushëlloi të gjithë ata që e deshën pa hile.
“Faleminderit për këngët e mira që na i le kujtim, faleminderit për këshillat dhe për humorin që e kishim pa hile mes vete. Lus Zotin e plotëfuqishëm që të falë e mëshiron, e djemve ngushëllimet më të sinqerta si dhe gjithë atyre që të deshën pa hile”, shkroi Gold Ag.
Edhe këngëtarja e njohur Gili, ka reaguar e trishtuar pas ikjes nga jeta të Shemit.
Gili shkroi “Pusho në parajsë, legjendë”, duke ndarë një fotografi të tij.