Prishtina qyteti i 13-të me ajrin më të ndotur në botë
Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. Në indeksin e cilësisë së ajrit, ai në Prishtinë ka vlerën 133, që është i ndotur dhe i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme. Në renditjen botërore, kryeqyteti është i 13-ti, sa i përket nivelit të ulët të cilësisë së ajrit. Në ajër të tillë nuk rekomandohet të dilet…
Lajme
Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur.
Në indeksin e cilësisë së ajrit, ai në Prishtinë ka vlerën 133, që është i ndotur dhe i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme.
Në renditjen botërore, kryeqyteti është i 13-ti, sa i përket nivelit të ulët të cilësisë së ajrit.
Në ajër të tillë nuk rekomandohet të dilet jashtë pa maskë, teksa qytetarët me probleme shëndetësore nuk rekomandohet të dalin fare.
