Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të mjegullës

Policia e Kosovës ka paralajmëruar drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në trafik, për shkak të mjegullës që është shfaqur në disa pjesë të vendit. Autoritetet bëjnë të ditur se kushtet e reduktuara të dukshmërisë po e vështirësojnë qarkullimin rrugor dhe po rrisin mundësinë e aksidenteve, transmeton lajmi.net. Në këtë situatë, shoferët…

Lajme

20/12/2025 17:10

Policia e Kosovës ka paralajmëruar drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në trafik, për shkak të mjegullës që është shfaqur në disa pjesë të vendit.

Autoritetet bëjnë të ditur se kushtet e reduktuara të dukshmërisë po e vështirësojnë qarkullimin rrugor dhe po rrisin mundësinë e aksidenteve, transmeton lajmi.net.

Në këtë situatë, shoferët këshillohen të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancë të sigurt nga automjetet përpara dhe të përdorin ndriçimin e duhur gjatë vozitjes. Po ashtu, apelohet për respektim të plotë të shenjave të komunikacionit dhe rregullave të trafikut.

Policia thekson se shmangia e manovrave të rrezikshme është thelbësore për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në rrugë.

Njoftimi i plotë: