Hamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale
Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së dhe kandidat për Kryeministër, ka publikuar videon e dytë nga pesë zotimet kryesore programore, kësaj here të fokusuar në rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale. Në videomesazhin e tij, Hamza ka theksuar se pensionet aktuale nuk mjaftojnë për një jetë dinjitetshme në kushtet e shtrenjtimit të vazhdueshëm të jetesës. “Unë…
Lajme
Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së dhe kandidat për Kryeministër, ka publikuar videon e dytë nga pesë zotimet kryesore programore, kësaj here të fokusuar në rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.
Në videomesazhin e tij, Hamza ka theksuar se pensionet aktuale nuk mjaftojnë për një jetë dinjitetshme në kushtet e shtrenjtimit të vazhdueshëm të jetesës.
“Unë e di që pensionet e sotme nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme, sidomos në një kohë kur çdo gjë është shtrenjtuar, nga ushqimi te barnat e deri te shërbimet bazike,” ka deklaruar Hamza.
Ai ka bërë të ditur se të gjitha pensionet do të rriten për 50%, përfshirë pensionet e moshës, kontributdhënëse, të kategorive të luftës, të aftësisë së kufizuar dhe invalidore, pa përjashtim.
“Asnjë pension në Kosovë nuk do të jetë më i ulët se 250 euro,” ka theksuar ai.
Po ashtu, Hamza ka njoftuar se do të rriten për 50% edhe të gjitha ndihmat sociale. “Me mua Kryeministër, shteti do të jetë pranë jush,” ka përfunduar Hamza./Lajmi.net/