Bedri Hamza befason me përgjigjet për politikani që do që ta kishte në PDK dhe gjendjen e llogarisë së tij bankare
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vlerësuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti, duke e cilësuar atë si ekonomist dhe politikan të mirë. Në një intervistë për Nacionale, Hamza u shpreh se, ndonëse ka edhe figura të tjera në skenën politike, ai personalisht e vlerëson Hotin, raporton lajmi.net “Avdullah Hoti është ekonomist i mirë dhe politikan…
Lajme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vlerësuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti, duke e cilësuar atë si ekonomist dhe politikan të mirë.
Në një intervistë për Nacionale, Hamza u shpreh se, ndonëse ka edhe figura të tjera në skenën politike, ai personalisht e vlerëson Hotin, raporton lajmi.net
“Avdullah Hoti është ekonomist i mirë dhe politikan i mirë, ka edhe të tjerë, por unë këtë e vlerësoj”, deklaroi Hamza.
Gjatë intervistës, Hamza u pyet edhe për gjendjen e tij financiare, konkretisht se sa para ka në llogarinë bankare.
Ai u përgjigj pa hezitim, duke thënë se në llogarinë e tij ka rreth 6 apo 7 mijë euro.
“Duhen të jen aty diku 6 apo 7 mijë euro”, theksoi ai./Lajmi.net/