Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj katër personave për kontrabandë me migrantë dhe grup të organizuar kriminal
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, të identifikuar me inicialet A.K., F.L., V.P. dhe B.C., për veprat penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar dhe kontrabandës me migrantë. Sipas aktakuzës, të pandehurit, në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, dyshohet se nga janari deri në shtator 2023…
Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, të identifikuar me inicialet A.K., F.L., V.P. dhe B.C., për veprat penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar dhe kontrabandës me migrantë.
Sipas aktakuzës, të pandehurit, në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, dyshohet se nga janari deri në shtator 2023 kanë vepruar si grup i organizuar kriminal me qëllim përfitimi të kundërligjshëm, duke kontrabanduar shtetas të huaj në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Të pandehurit akuzohen se kanë marrë pjesë aktive në kontrabandimin e migrantëve që vinin përmes Shqipërisë nga vende të ndryshme, përfshirë Bangladeshin, Pakistanin, Sirinë dhe shtete të tjera, me destinacion shtetet e tjera të Evropës.
Sipas Prokurorisë, për secilin migrant të kontrabanduar, katër të pandehurit kanë përfituar shuma monetare nga 100 deri në 300 euro.
Rasti i është kaluar për trajtim Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të vazhdojnë procedurat ligjore.
Prokuroria Speciale ka theksuar se lufta kundër grupimeve kriminale që merren me kontrabandë dhe trafikun e migrantëve mbetet prioritet për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Kontrabandimi me migrantë”.
Të pandehurit A.K., F.L., V.P., B.C, në bashkëkryerje me persona të paidenfikuar, akzuohen se nga muaji janar i vitit 2023 deri në shtator të po atij viti kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm, duke kontrabanduar shtetas të huaj në territorin e Republikën së Kosovës.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë marrë pjesë aktive në veprimtarit të kundërligjshme të kontrabandimit të migrantëve, të cilët vinin përmes Shqipërisë nga shtetet të ndryshme si Bangladeshi, Pakistani, Siria dhe vende të tjera, me destinacion shtetet e tjera të Evropës.
Këto veprime, katër të pandehurit i kanë kryer në këmbim të shumave monetare prej 100 (njëqind) deri në 300 euro për person.
Rasti i kaluar për trajtim Deparametnit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë./lajmi.net/