Kuvendi i Shqipërisë në kaos, merr flakë fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat
Derisa Kuvendi i Shqipërisë vijon punimet në kaos dhe deputetët nisën menjëherë në kalim votimi të disa projektligjeve, mësohet se linja e transmetimit për mediat është dëmtuar dhe ka marrë flakë. Sipas të dhënave nga terreni raportohet se fibra e transmetimit të Kuvendit është djegur dhe sinjali që mundëson transmetimin e sesioneve parlamentare në Kuvend…
Lajme
Derisa Kuvendi i Shqipërisë vijon punimet në kaos dhe deputetët nisën menjëherë në kalim votimi të disa projektligjeve, mësohet se linja e transmetimit për mediat është dëmtuar dhe ka marrë flakë.
Sipas të dhënave nga terreni raportohet se fibra e transmetimit të Kuvendit është djegur dhe sinjali që mundëson transmetimin e sesioneve parlamentare në Kuvend është djegur.
Momentalisht nuk bëhet me dije se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë dëmtim.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shkruar në Facebook se “me urdhër të Sali Berishës i vendoset zjarri godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është një vepër e rëndë penale që po ndodh në flagrance”, shkruan Balla.