Deputetja britanike për masat ndaj Kosovës: Ato nuk duhej të vendoseshin kurrë, Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij të vihen para drejtësisë
Deputetja britanike Alicia Kearns, ka reaguar pas heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës. Ajo ka thënë se ky vendim është i mirëpritur, por se ato masa nuk duheshin vendosur asnjëherë, shkruan lajmi.net. “Lista Serbe zgjodhi të bojkotonte zgjedhjet komunale. Paramilitarët e mbështetur nga Serbia plagosën tridhjetë ushtarë të KFOR-it në vitin 2023. Dhe një…
Lajme
Deputetja britanike Alicia Kearns, ka reaguar pas heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës.
Ajo ka thënë se ky vendim është i mirëpritur, por se ato masa nuk duheshin vendosur asnjëherë, shkruan lajmi.net.
“Lista Serbe zgjodhi të bojkotonte zgjedhjet komunale. Paramilitarët e mbështetur nga Serbia plagosën tridhjetë ushtarë të KFOR-it në vitin 2023. Dhe një forcë paramilitare e udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoicic, i cili u stërvit në baza ushtarake serbe dhe mbante armë ushtarake serbe, vrau oficerin e policisë Afrim Bunjaku gjatë Sulmit në Banjska”, ka shkruar Kearns në “X”.
Ajo ka thënë se sanksionet ndaj Kosovës ishin gjithmonë të padrejta, ndërsa ka bërë thirrje që Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij të dalin para drejtësisë.
“Sanksionet ndaj Kosovës ishin gjithmonë të padrejta. Çdo masë e mbetur në fuqi duhet të hiqet dhe përpjekjet të përqendrohen në sjelljen e Radoicic dhe bashkëpunëtorëve të tij para drejtësisë dhe në një fokus në sigurinë e përbashkët në të gjithë rajonin dhe një të ardhme euroatlantike për Kosovën”, ka shtuar Kearns në rrjetin social “X”.
Bashkim Evropian ka hequr masat ndaj Kosovës.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin për t’i hequr një pjesë të masave të vënë Kosovës, e ka quajtur lajm të mirë.
Përmes një postimi në X, ajo tha se transferimi i qeverisjes lokale në veri shkoi paqësisht, dhe prandaj, ajo tha se do të vazhdohet me heqjen e masave.
“Falë kësaj, jam i lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Ne po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare. Dhe kemi ndërmend të lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh von der Leyen. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në “X”:
Whilst the lifting of EU negative measures on Kosovo is welcome, they should never have been issued.
Srpska List chose to boycott municipal elections.
Serbian backed paramilitaries injured thirty KFOR soldiers in 2023.
And a paramilitary force led by former Srpska List Vice… https://t.co/4GN6oZ3Ret
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 17, 2025