KQZ: Votuesit mbi 80 vjeç nuk kanë nevojë të paraqesin certifikatën e paaftësisë – çfarë duhet të keni me vete kur votoni
KQZ ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën u akredituan grupi i parë i vëzhgueve për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Përveç këtij vendimi në mbledhje u mor vendim që votuesit mbi 80 vjeç nuk kanë nevojë të paraqesin certifikatën e paaftësisë apo diagnozës mjekësore ditën e zgjedhjeve. Sipas këtij ndryshimi ata duhet të…
Lajme
KQZ ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën u akredituan grupi i parë i vëzhgueve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përveç këtij vendimi në mbledhje u mor vendim që votuesit mbi 80 vjeç nuk kanë nevojë të paraqesin certifikatën e paaftësisë apo diagnozës mjekësore ditën e zgjedhjeve.
Sipas këtij ndryshimi ata duhet të regjistrohen vetëm me dokumentin identifikues dhe një foto të votuesit duke bajtur në dorë dokumentin identifikues.
“…Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim, sipas të cilit, qytetarët me të drejtë vote mbi 80 vjeç, të cilët aplikojnë për regjistrim si votues me nevoja të veçanta për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve, nuk kanë nevojë të paraqesin/bashkangjesin certifikatën e paaftësisë apo diagnozës mjekësore. Sipas ndryshimit të bërë, regjistrimi mund të bëhet vetëm duke paraqitur dokumentin e vlerfshëm të identifikimit dhe fotografinë e votuesit duke bajtur në dorë dokumentin identifikues. Duke u mbështetur në të dhënat nga lista votuese e certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote mbi 80 vjeç është 48,977 votues.”thuhet në njoftimin e KQZ-së.