KQZ akrediton 283 vëzhgues të 3 OJQ-ve, 2 ambasadave dhe 11 mediave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e radhës, mori vendim për akreditimin e grupit të parë me 283 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Besnik Buzhala, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e radhës, mori vendim për akreditimin e grupit të parë me 283 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Besnik Buzhala, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha se janë 17 organizata vëzhguese të cilat kanë aplikuar dhe i plotësojnë kriteret ligjore.
INSTITUCION VENDOR:
1. Avokati i Popullit – 66 vëzhgues.
PËRFAQËSI DIPLOMATIKE:
1. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar – 7 vëzhgues;
2. Ambasada e Japonisë në Kosovë – 3 vëzhgues.
ORGANIZATA JO-QEVERITARE:
1. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN – 46 vëzhgues;
2. Internews Kosova – 22 vëzhgues;
3. D4D – 7 vëzhgues.
MEDIA VENDORE:
1. RTV Dukagjini – 48 vëzhgues;
2. Radio Televizioni 21 – 27 vëzhgues;
3. Gazeta Nacionale – 10 vëzhgues;
4. Portali SuharekaOnline – 4 vëzhgues;
5. Telegrafi.com – 9 vëzhgues;
6. RTV PULS D.O.O – 7 vëzhgues;
7. VIM INFO D.O.O – 7 vëzhgues.
MEDIA NDËRKOMBËTARE:
1. Deutsche Welle, Albanian Section – 1 vëzhgues;
2. Radio Evropa e Lirë – 7 vëzhgues;
3. European Pressphoto Agency – 1 vëzhgues;
4. Union of Albania Journalists – 1 vëzhgues.
Periudha e aplikimit për akreditim të vëzhguesve, e cila ka filluar më 5 dhjetor, do të përfundojë më 20 dhjetor 2025.
Gjatë kësaj periudhe 16-ditore, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara që merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve.