Çitaku: Konjufca foli sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj paraqitjes së djeshme të Glauk Konjufcës në emisionin “Pressing” në T7, duke e kritikuar ashpër qëndrimin dhe diskursin e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka thënë se Konjufca është shfaqur sikur të ishte distancuar plotësisht nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga qëndrimet që ajo ka…
Lajme
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj paraqitjes së djeshme të Glauk Konjufcës në emisionin “Pressing” në T7, duke e kritikuar ashpër qëndrimin dhe diskursin e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka thënë se Konjufca është shfaqur sikur të ishte distancuar plotësisht nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga qëndrimet që ajo ka mbajtur gjatë viteve në pushtet, raporton lajmi.net
“Konjufca dje paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të ‘Pressing’-ut në T7. Në njërën anë dalin me thirrje patetike ‘Mos lësho pe’. Ndërsa, në anën tjetër, Konjufca vetë paska lëshuar pe në gjithçka”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë:
Konjufca dje paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të “Pressing”-ut në T7. Në njërën anë dalin me thirrje patetike “Mos lësho pe”. Ndërsa, në anën tjetër, Konjufca vetë paska lëshuar pe në gjithçka.
Madje, e paska lëshuar edhe Vetëvendosjen, gjuhën e saj, arrogancën e saj, dështimet e saj. Pesë vjet në pushtet i paska shndërruar në amnezi politike. Paska folur sikur të ishte një mysafir i rastit në historinë e Vetëvendosjes.
Një këshillë miqësore: në vend të një narrative të re në funksion të zgjedhjeve, filloni duke marrë përgjegjësi për përçarjet dhe linçimet që keni ushqyer./Lajmi.net/