Hoti për qeverisjen e Kurtit: Kaotike, mashtruese, korruptive e abuzim flagrant me pushtetin
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka publikuar sot një analizë të thelluar mbi gjendjen politike, ekonomike dhe strategjike të Kosovës gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar se vendi ka kaluar periudha kaotike qeverisjeje, shkeljesh ligjore dhe kushtetuese, si dhe rënie të bashkëpunimit me partnerët strategjikë. Sipas Hotit, katër vitet e fundit janë karakterizuar nga: Qeverisje kaotike…
Lajme
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka publikuar sot një analizë të thelluar mbi gjendjen politike, ekonomike dhe strategjike të Kosovës gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar se vendi ka kaluar periudha kaotike qeverisjeje, shkeljesh ligjore dhe kushtetuese, si dhe rënie të bashkëpunimit me partnerët strategjikë.
Sipas Hotit, katër vitet e fundit janë karakterizuar nga:
Qeverisje kaotike me shkelje të vazhdueshme ligjore dhe kushtetuese, korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Prej reformave të premtuara në drejtësi, arsim dhe shëndetësi deri te menaxhimi i krizës energjetike, sipas tij, shumë nga premtimet kanë rezultuar mashtrime elektorale.
Ekonomia e rënduar, me shpenzime prej rreth 14 miliardë euro në periudhën 2021–2025, pa efekte të dukshme në prodhim apo standardin jetësor të qytetarëve. Kostot e prodhimit dhe të jetesës janë rritur, ndërsa investimet kapitale janë realizuar shpesh përmes tenderëve njëburimorë dhe në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit. Sektori energjetik nuk ka krijuar kapacitete të reja dhe kontratat për termocentrale janë anuluar, duke sjellë penalitete dhe rritje të çmimeve për qytetarët dhe bizneset.
Partneritetet ndërkombëtare janë cenuar, duke përfshirë ndërprerjen e dialogut strategjik me SHBA-në dhe bllokimin e mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian. Hoti thekson se izolimi i vendit dhe sanksionet e vazhdueshme kanë penguar progresin e Kosovës drejt BE-së dhe kanë reduktuar ndjeshëm bashkëpunimin me aleatët strategjikë.
Në përfundim, Hoti thekson se kthimi në normalitet kërkon qeverisje me kushtetutshmëri dhe ligjshmëri, rikthim të aleancave euro-atlantike dhe fuqizim të integrimeve mbarë-shqiptare, si rrugë për të kapërcyer krizën politike, ekonomike dhe strategjike. /Lajmi.net/