Selimi: Kurti është dukshëm më i qetë në fushatë, po shmang të bërtiturat dhe sharjet
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar paraqitjet e fundit të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore, duke thënë se ai po shfaqet dukshëm më i qetë krahasuar me fushatat e mëparshme. Sipas Selimit, kjo sjellje e re e Kurtit mund të lidhet me rezultatet e grupeve të fokusit, të cilat,…
Lajme
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar paraqitjet e fundit të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore, duke thënë se ai po shfaqet dukshëm më i qetë krahasuar me fushatat e mëparshme.
Sipas Selimit, kjo sjellje e re e Kurtit mund të lidhet me rezultatet e grupeve të fokusit, të cilat, sipas tij, tregojnë se gjuha e ashpër, të bërtiturat dhe sharjet ndaj kundërshtarëve politikë nuk janë një strategji fituese, raporton lajmi.net
“Me shumë gjasa ai ka parë rezultatet e grupeve të fokusit që tregojnë se të bërtiturat dhe sharjet maniake ndaj të gjithëve nuk janë një strategji fituese. Në vend të kësaj, po marrim fjalë të rafinuara”, ka shkruar Selimi duke komentuar postimin e Kurtit.
“Kjo siguri do të jetë siguria e prosperitetit. Prosperiteti nuk është prosperitet për disa, por për të gjithë. Kur shteti pasuron shoqërinë, të gjithë e ndiejnë ndryshimin. Për ata që kanë pak, çdo vendim është një mundësi. Kur të gjithë kontribuojnë sipas aftësisë së tyre, vendi bën përparim. Pasurimi i shtetit është një pasqyrim i pasurimit të qytetarit. Kur qytetari nuk dorëzohet, prosperiteti arrin në çdo familje. Progresi vjen kur shoqëria nuk është e ndarë. Kur vlera ndahet në mënyrë të drejtë, prosperiteti bëhet universal, për të gjithë. Prandaj, prosperiteti është përparësia tjetër, së bashku me sigurinë”, u shpreh Kurti./Lajmi.net/
Albin Kurti is noticeably calmer at campaign events. He’s likely seen focus-group results showing that manic screaming and swearing at everyone isn’t a winning strategy. Instead, we’re getting a polished word salad. Honestly, I think I preferred the screaming 🙄.
Albin Kurti: pic.twitter.com/p5XeE3SL6d— Petrit Selimi (@Petrit) December 15, 2025