Moti mbi vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parashikon për të martën mot kryesisht të vranët, me intervale dielli në disa rajone. Në orët e mëngjesit priten mjegulla që do të reduktojnë dukshmërinë horizontale, veçanërisht në ultësira dhe pranë zonave ujore. Nuk parashihen reshje, por temperaturat e ulëta mund të sjellin brymë dhe në disa zona edhe krahnezë.…

Lajme

16/12/2025 08:33

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parashikon për të martën mot kryesisht të vranët, me intervale dielli në disa rajone.

Në orët e mëngjesit priten mjegulla që do të reduktojnë dukshmërinë horizontale, veçanërisht në ultësira dhe pranë zonave ujore. Nuk parashihen reshje, por temperaturat e ulëta mund të sjellin brymë dhe në disa zona edhe krahnezë.

Temperaturat e parashikuara për të martën: Minimale: -6°C deri -3°C, maksimale: 5°C deri 8°C

Kushtet agrometeorologjike vlerësohen si relativisht të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore, sidomos për ata bujq që për shkak të reshjeve të shumta gjatë tetorit dhe nëntorit nuk kanë mundur të kryejnë me kohë mbjelljen e tokave në kulturën e grurit.