Sekretari i Shtetit gjerman të Ministrisë së Mbrojtjes viziton KFOR-in në Kosovë: Jemi të përkushtuar për të mbështetur stabilitetin dhe paqen në rajon
Sekretari i Shtetit gjerman të Ministrisë së Mbrojtjes, Dr. Jan Stob ka vizituar sot trupat gjermane të KFOR-it të vendosura në Kosovë. Ai është pritur nga i Ngarkuari me Punë Christian Bottcher, si dhe më pas vizioi Kampin Film City ku u prit nga Koloneli Mullet, Komandanti i kontingjentit gjerman. “Dr. Stöß shprehu mirënjohjen e…
Lajme
Sekretari i Shtetit gjerman të Ministrisë së Mbrojtjes, Dr. Jan Stob ka vizituar sot trupat gjermane të KFOR-it të vendosura në Kosovë.
Ai është pritur nga i Ngarkuari me Punë Christian Bottcher, si dhe më pas vizioi Kampin Film City ku u prit nga Koloneli Mullet, Komandanti i kontingjentit gjerman.
“Dr. Stöß shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR. Ai gjithashtu fitoi njohuri të vlefshme mbi operacionet e tyre të përditshme dhe sfidat me të cilat përballen në terren. Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin dhe paqen në rajon”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Kosovë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: