Rama pret në takim Prattipatin: Më uroi për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Prishtinën
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka pritur në takim, Zëvendës-Shefen e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin e cila e ka uruar për mandatin e ri i kryetar i kryeqytetit. Ai ka thënë se bashkëpunimi i ngushtë dhe i qëndrueshëm me SHBA-të, vazhdon të mbetet një nga…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka pritur në takim, Zëvendës-Shefen e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin e cila e ka uruar për mandatin e ri i kryetar i kryeqytetit.
Ai ka thënë se bashkëpunimi i ngushtë dhe i qëndrueshëm me SHBA-të, vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të kryeqytetit.
“Sot, në Odën e Kryeqytetit, pata kënaqësinë të mirëpres Anu Prattipati, Zëvendës-Shefe e Misionit në Ambasada e SHBA-së në Kosovë, e cila më përcolli urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm. Ky partneritet përfaqëson shumë më tepër sesa bashkëpunim institucional, ai është një aleancë vlerash, e ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook. /LAjmi.net/
Postimi i plotë: