“Mjaft është mjaft”: Qytetari në Shkup, i revoltuar ndaj Gjykatës Speciale

Sheshi “Skenderbeu” në Shkup ka nisur të mbushet me qytetarë nga anë e mban trevat shqiptare. Një protestues, i veshur me uniformë të UÇK-së, tha se janë në këtë protestë, sikurse në të tjerat që janë mbajtur në Prishtinë, Tiranë, Strasburg e Hagë. Ai tha se po kërkojnë nga Gjykata Speciale që t’i lirojë ish-krerët…

Lajme

13/12/2025 13:08

Sheshi “Skenderbeu” në Shkup ka nisur të mbushet me qytetarë nga anë e mban trevat shqiptare.

Një protestues, i veshur me uniformë të UÇK-së, tha se janë në këtë protestë, sikurse në të tjerat që janë mbajtur në Prishtinë, Tiranë, Strasburg e Hagë.

Ai tha se po kërkojnë nga Gjykata Speciale që t’i lirojë ish-krerët e UÇK-së të cilët e çliruan dhe e pavarësuan Kosovën.

“Çka është mjaft, është mjaft. At burra të atdheut të vijnë te familjet e tyre e te tokat e tyre që i dhanë liri dhe pavarësi shtetit të Kosovës”, tha një protestues që i printe një grupi të veshur me uniforma të UÇK-së.