Kurti pritet nga Ulutas, temë forcimi i bashkëpunimit institucional

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaë, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Camp Film City në Prishtinë. Gjeneralmajor Ulutaë u shoqërua në takim nga ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ministri i administrimit të pushtetit lokal, Elbert Krasniqi. Zyra për informim e KFOR-it njofton se…

Lajme

08/12/2025 19:25

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaë, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Camp Film City në Prishtinë. Gjeneralmajor Ulutaë u shoqërua në takim nga ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ministri i administrimit të pushtetit lokal, Elbert Krasniqi.

Zyra për informim e KFOR-it njofton se gjatë takimit, palët shkëmbyen mendime për forcimin e bashkëpunimit mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, me fokus të veçantë në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.

Gjeneralmajor Ulutaë theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin e tij në sigurinë në gjithë territorin e Kosovës, duke rikujtuar se misioni operon në bazë të mandatin të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“KFOR-i mbetet i përkushtuar për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë,” thuhet në njoftim.