Arbër Ismajli rikthehet në garë – Kandidon për deputet nga lista e LDK-së
Ish-kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër R. Ismajli, ka njoftuar se do të garojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në një postim publik, ku ka shpjeguar arsyet e vendimit dhe përgjegjësinë që merr përsipër me këtë kandidaturë, raporton…
Lajme
Ish-kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër R. Ismajli, ka njoftuar se do të garojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në një postim publik, ku ka shpjeguar arsyet e vendimit dhe përgjegjësinë që merr përsipër me këtë kandidaturë, raporton lajmi.net
Ismajli tha se ky hap ka ardhur pas një reflektimi të thellë për situatën e vendit dhe nevojën për angazhim serioz në institucionet e Republikës.
“Kam pranuar të jem kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së. Ky vendim ka ardhur nga një reflektim i thellë për përgjegjësinë që kemi ndaj qytetit tonë, rajonit dhe mbarë Republikës,” shkroi ai.
Postimi i plotë:
ë dashur qytetarë,
Në këtë moment të rëndësishëm për fatin e drejtimit të vendit tonë, dua t’ju njoftoj se kam pranuar të jem kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky vendim ka ardhur nga një reflektim i thellë për përgjegjësinë që kemi ndaj qytetit tonë, rajonit dhe mbarë Republikës.
Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për strukturat e LDK-së që më kanë besuar këtë detyrë, kryesinë, kryetarët e nëndegëve bashkë me strukturat e tyre. Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e Degës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, për mbështetjen dhe partneritetin e tij të vazhdueshëm, si dhe për kryetarin e LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, për vizionin e qartë dhe besimin që ka vendosur tek unë dhe tek gjenerata që vjen.
Jam shumë vetëdijshëm se kjo rrugë kërkon seriozitet, përkushtim dhe ndershmëri. Këto janë vlerat me të cilat kam punuar deri sot dhe me të cilat do të vazhdoj, pa asnjë kompromis.
Qëllimi i kandidaturës sime është të përfaqësoj me dinjitet interesin e qytetarëve dhe të kontribuoj realisht në zhvillimin e Kosovës, në veçanti në fushat ku kam përvojë profesionale dhe përgjegjësi publike.
Para nesh është një etapë që kërkon mobilizim, angazhim dhe bashkëpunim. Është fati i kthesës historike për Republikën tonë. Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët, familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumë viteve, të qëndrojmë të bashkuar për një proces të drejtë, të qetë dhe të përkushtuar, ashtu siç meriton vendi ynë.
Besimin që ma keni dhënë deri sot e konsideroj obligim. Përkushtimi im ndaj jush do të jetë më i plotë dhe i pandarë.
Me konsideratë të thellë,
Arbër R. Ismajli./Lajmi.net/