Muharremi për votat e diasporës: Kemi më pak të regjistruar, ky është sinjali i parë për pjesëmarrje më të ulët

Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të jetë dukshëm më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai thekson se deri një ditë para përfundimit të afatit janë regjistruar 63,997 votues, ndërsa dyshon se shifra mund të arrijë 100 mijë, transmeton lajmi.net. Sipas tij, në…

Lajme

05/12/2025 23:04

Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të jetë dukshëm më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai thekson se deri një ditë para përfundimit të afatit janë regjistruar 63,997 votues, ndërsa dyshon se shifra mund të arrijë 100 mijë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, në zgjedhjet e vitit 2021 kishin qenë mbi 115 mijë aplikime (të aprovuara, refuzuar e anuluar), çka e bën të qartë se këtë herë diaspora po tregon lodhje dhe interesim më të ulët.

Muharremi vlerëson se kjo është pasojë e krizave të njëpasnjëshme dhe faktit që qytetarët janë thirrur disa herë në votime brenda vitit.

Ai shton se një pjesëmarrje e përgjithshme prej rreth 800 mijë votash do të ulte pragun elektoral, duke i shkuar më së shumti në favor AAK-së, ndërsa më së shumti do të dëmtohej partia më e madhe në vend, për shkak të abstenimit të votuesve të saj.

Postimi i plotë: 

Diaspora ma e ‘lodhur’ po duket kësaj radhe
Edhe një ditë ka mbetur për regjistrimi e deri tani i kemi 63,997 të regjistruar nga diaspora. Sa mundet me shku numri edhe nesër? Dyshoj që shkon 100k. Pra kemi me pas ME PAK vota nga diaspora me 28 dhjetor.
Zgjedhjet e 9 shkurtit kemi pasur të aprovuara 104,942 persona/regjitrimi. E gjithashtu janë refuzuar 6,872 nderësa janë anuluar 3,412. Në total 115,226.
Me gjasë do të kemi më pak të interesuar nga diaspora për me votu sesa në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ky është indikatori i parë serioz që mundemi me pas më pak pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit sesa 9 shkurti.
Kjo është e arsyeshme, për shkak se gjithë këto bllokada e kriza e plus i kemi nxjerë njerëzit 3 herë brenda vitit me votu.
Nëse kemi përshembull 800k vota kësaj radhe, më së shumti përfiton AAK se ulet pragu. E ndoshta në këtë rast (skenari 800k pjesëmarrje) që më së shumti humbë partia ma e madhe dhe ajo që ka qenë në pushtet se votuesi po tregon shenja abstenimi./lajmi.net/